Dy muaj më parë dy vëllezërit Altin e Mehmet Mera, nga fshati Luzni i Dibrës ekzekutuan me armë zjarri bashkëfshatarin e tyre, Xhetan Koneshën. Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të fshatit dhe në prani të vajzës së të ndjerit, Mirushes.
Mirushe Koneshi ka rrëfyer të gjithë historinë e asaj dite, ku pësoi traumë të rëndë, pasi babi iu vra nga dy vëllezërit para syve.
Ajo thotë se dy vëllezërit Mere nuk u mjaftuan, duke e qëlluar me plumba, por edhe pasi kishte rënë në tokë e goditën babain e saj me qytën e armës në kokë. Apeli i vajzës së të ndjerit Xhetan Konesha shkon për instancat shtetërore, që të largojnë nga aty familjen e autorëve, pasi është shumë pranë banesës së tyre.
“Babi ishte duke u futur te makina, i thirri dhe i tha ‘ndalu’. Vazhdoi duke sharë ai, me armën drejt, ja kishte drejtuar babit. Babi i doli para dhe i tha të flasë, çfarë ka me të. Ishim të gjithë afër, sa dolëm nga makina. Ai filloi duke sharë. Pastaj ai i thirri vëllait të vet, se e kishin bërë me paramendim, e kishin ndjekur babin prej tre netësh për ta vrarë. Doli vëllai i vet, babi ishte duke hipur në makinë, dhe ai qëlloi direkt. Babi u ndal dhe i tha që ‘me ty i sqaroj punët unë’. Ai pa u menduar dy herë e qëlloi babin. Pasi babi ishte shtrirë përtokë, i ranë dhe me qytën e automatikut. Edhe pasi shkuan te shtëpia, sërish qëlluan me automatik. Atyre iu bë qejfi, që vranë babin tim. I lutem shtetit t’i largojë se nuk i shikojmë dot. Sa herë dal në ballkon, i shikoj”, thotë vajza e të ndjerit, raporton “BalkanWeb”.
Të njëjtin apel bën edhe bashkëshortja e viktimës. Emrie Konesha shprehet se ngjarja është tejet tronditëse jo vetëm për shkak të vrasjes, por sipas saj i është dhunuar kufoma e bashkëshortit. Emria është bijë te Merat dhe thotë se kurrë nuk e kishte menduar që dajat e fëmijëve të saj do t’i linin ato pa baba.
Ndërsa kunata e Xhetanit, fajëson strukturat e Policisë së Dibrës, të cilat sipas saj, nuk e kanë bërë punën e tyre, pasi kjo ngjarje e rëndë duhej të ishte shmangur, ndërsa rrezikon që ngjarja të përsëritet, pasi të dy familjet vijojnë të jetojnë pranë njëra-tjetrës. /BW/
Për të parë kronikën klikoni KËTU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A