Policia ka njoftuar se në Gjilan një punëtor i postës ka njoftuar se ka pasur një porosi nga një klient për një telefon i tipit Iphone në vlerë prej 310€.

I dyshuari ia kishte paguar duke ia dhënë tri(3) kartëmonedha 3x100€ të dyshuara si para false.


Në konsultim me prokurorin kujdestar është inicuar rasti dhe mbetet nën hetime. /Telegrafi/