Ia bëri befasi ekonomit të Dritës, shkuan dhe e panë Milanin në San Siro: Ndjenjë e papërshkrueshme

Në podcastin e radhës në “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit, ishte një mysafir tejet special – Arb Manaj.
Ylli i Dritës ka rrëfyer për shumë gjëra interesante, mes tyre edhe si i kaloi provat te Dinamo Zagrebi, por që më pas i ndodhi ajo që nuk e kishte imagjinuar.
“Ai udhëtim ka filluar pas lojës me Dukagjinin. U ndalën në Klinë dy ekonomat dhe u thash: ‘Ndaluni se dua të ju qes një drekë”, thotë Manaj në “Arena e Yjeve”.
“Pasi përfunduam drekën, duke shkuar rrugës (për në Gjilan), Shpendi, të gjithë e njohin si ‘Legenda’ më tha: ‘Manush e kam ëndërr që të shkojë ta shikoj Milanin në stadium’”.
“I thash: ‘Legend pa merak do të shkojmë bashkë, vetëm t’i mësojmë datat’...”, rrëfen më tej Manaj.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/








































