LAJMI I FUNDIT:

Hyundai ofron vështrim të hershëm të Ioniq 6 – ja si duket nga jashtë dhe brenda

Hyundai ofron vështrim të hershëm të Ioniq 6 – ja si duket nga jashtë dhe brenda

Hyundai po ofron një vështrim të hershëm të sedanit të tij të ardhshëm tërësisht elektrik, Ioniq 6.

Kjo vjen pasi Bloomberg raporton se pjesa e tregut të automjeteve elektrike të kompanisë po rritet në heshtje në Evropë dhe SHBA, duke bërë që edhe Elon Musk i Tesla-s ta vërë re, transmeton Telegrafi.

Nëse SUV-i ‘crossover’ tërësisht elektrik Ioniq 5 i vitit të kaluar mori frymëzim nga dizajnet e viteve 70-ta, atëherë Top Gear thotë se 6-shi merr frymëzim nga automjetet e thjeshta të viteve 20-ta dhe 30-ta si Stout Scarab. Nëse ju pëlqen pamja e makinës konceptuale të Hyundai Prophecy nga viti 2020, atëherë Ioniq është automjeti është shndërruar në të.


Prodhuesi koreano-jugor i automjeteve është i përqendruar në shfaqjen e dizajnit të Ioniq 6 në vend të specifikimeve të tij teknike për momentin, kështu që nuk ka detaje të qarta për madhësinë ose gamën e baterisë së tij.

Por makina po përdor të njëjtën Platformë Modulare Globale Elektrike (E-GMP) si Ioniq 5, e cila u vlerësuar për deri në 506 kilometra me një karikim të vetëm. /Telegrafi/