Pse janë shuar hetimet kur e mitura ka bërë kallëzim, a ka pasur neglizhencë në trajtimin e këtij rasti dhe çka është duke ndodhur aktualisht me këtë rast.
Këto kanë qenë disa nga pyetjet që deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë pasur për Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial për rastin e abuzimit seksual të të miturës nga Drenasi, por që nuk kanë marrë përgjigje konkrete, me arsyetimin se rasti është në procedurë dhe çdo publikim i informacioneve mund të ndikojë në rast.
Në Komisionin për të drejta të njeriut sot kanë raportuar kryesuesi i Këshillit Gjyqësor Nehat Idrizi dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial Bahri Hyseni, lidhur me rastin e vajzës nga Drenasi që dyshohet se është keqtrajtuar seksualisht së pari nga profesori e pastaj edhe nga një zyrtar policor.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi, ka thënë se ky rast asnjëherë më parë nuk është trajtuar në institucionet gjyqësore, andaj nuk mund të komentojnë rreth detajeve të rastit, pasi sipas tij rasti është në procedurë dhe çdo koment mund të ndikojë në këtë proces.
“Meqë rasti është në procedurë hetimore, ne si përfaqësues jemi organ administrativ nuk kemi të drejtë të komentojmë, ne eventualisht e kemi përgjegjësinë disiplinore nëse gjyqtari në rastin konkret bën ndonjë shkelje të kodit etik apo sjellje të pahijshme. Vetëm atëherë rasti mund të procedohet te ne. Përndryshe, sa i përket anës vendosjes meritore do të thotë gjyqtarët janë të pavarur dhe çdo ndërhyre nga ana jonë cenon parimin e pavarësisë së punës së gjyqtarëve”, tha ai.
Të njëjtën përgjigje ka dhënë edhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, i cili ka thënë se rastet penale janë raste, të cilat duhet të trajtohen në salla të Gjykatave e me dyer të mbyllura.
Ai tha se rasti i vajzës nga Drenasi nuk është i pari, por se ky rast është bërë medial.
“Meqë rasti është në procedurë penale, do të vazhdojmë me të gjitha procedurat, por pa dhënë në detaje se pse është në procedurë penale dhe çdo fjalë që do ta nxjerrim këtu do të ndikojë në procesin e hetimeve. Duke e ditur faktin që edhe ne si Këshill Prokurorial si organ administrativ nuk kemi drejtpërdrejt qasje në lëndën e prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake, por marrim informata vetëm në rastet kur ato bëhen subjekt i trajtimit qoftë nga ndonjë gjyqtarë apo prokuror. Secili që ka ra ndesh me ligjin, dispozitat ligjore, ka neglizhuar detyrën e vet pas rezultateve përfundimtare të hetimit do të merr dënim të merituar nëse veç ka ra ndesh me ligjin, Kushtetutën. Jo vetëm për këtë rast, por për çdo rast, i cili është në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale apo veprimet e rastit kanë sjellë ndonjë vepër penale siç e kemi rastin në Drenas”, tha ai.
Hyseni ka deklaruar se prokurori i shtetit është i pavarur në punën e tij dhe secili prokuror në lëndën që e ka para vetes ka pavarësi të plotë.
Derisa ka folur për atë se a ka qenë prezentë ndonjë familjarë apo përfaqësues ligjorë me të miturën kur është dhënë deklarata, Hyseni thotë se beson që dikush ka qenë.
“Në rastin konkret prokurori i rastit siç e keni marr informacionin, sepse edhe ne nuk kemi më tepër informacione përderisa ju thash nuk bëhet subjekt i diskutimit në Këshill apo në organet disiplinore që i kemi. E ka marrë rastin, e ka trajtuar rastin dhe ka vendos t’i pushojë hetimet. Te të miturit nuk ka mundësi me u marr as deklaratë, as kurrgjë me u bë pa qenë prezentë përfaqësuesi ligjor, avokati, varësisht njëri prej tyre. Por, në rastin konkret unë besoj që e ka pasur, por nuk duhet të lëshohemi tash, sepse me kohë do t’iu njoftojmë edhe masat, edhe veprimet pas përfundimit të hetimit, sepse lënda është në hetim. Për të shikuar se a ka vepruar prokurori konform legjislacionit në fuqi duhet të zhvillohet procedurë disiplinore, administrative, e performancës e kështu me radhë për të ardhur deri te konstatimi”, tha ai.
Kreu i Këshillit Prokurorial thotë se rastet e ngacmimit seksual, dhunimit trajtohen gjithmonë me urgjencë dhe nuk ka mundësi që rastet të pushojnë në sirtarë.
Sa i përket asaj se a ka pasur neglizhencë në trajtimin e këtij rasti, Hyseni thotë se do të vazhdojnë ta trajtojnë këtë rast dhe se për çdo veprim do të njoftojnë mediat.
Ndërkaq, sa i përket legjislacionit në fuqi, ai tha se legjislacioni është i mirë. Dënimet sipas tij janë të nivelit të standardeve evropiane, kurse politika ndëshkimore sipas tij është e drejtë e gjykatave.
Kryetarja e këtij komisioni, Duda Balje, ka ngritur shqetësimin se lëndët nëpër gjykata po zvarriten me vite, dhe ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje që të trajtohen më me prioritet rastet e dhunës.
“Ne si komision kemi shumë ankesa se sistemi gjyqësor shumë vonë, tash raste janë nga 5, 6, 7 vite në procedurë dhe kjo është shumë keq. Kemi marrë një rast është e njëjtë, dhuna seksuale vajzën 9-vjeçare ka marr dënimin veç 1 vit, kur ka dalë prej burgut menjëherë ka përsëritur rastin. Kemi shumë informata dhe prapë topi ka qenë te ju, në sistemin gjyqësor. Nuk jemi sot këtu për t’u përzier në punën as gjyqtarë as punën tuaj, ne ju kemi thirrur të shohim pse një rast duhet të kalojë 1, 2, 3 vjet, a mundemi më shpejt”, tha ajo.
Ndërkaq, deputetja e LDK-së Lirije Kajtazi, është shprehur se në seancën e javës së kaluar kur është trajtuar po e njëjta temë, ka pasur deputetë që janë tallur dhe nuk e kanë marrë seriozisht rastin.
“Atë ditë edhe përkundër rastit të rëndë që është trajtuar ky problem në seancë ka pasur kolegë tanë të pandërgjegjshëm që janë tall me neve, kolegë a po mendoni që juve ju ka sjellë lejleku në këtë botë dhe fyerje të ulëta. Do të thotë, ne e dimë që ka kësi lloj nivelesh dhe për atë që jemi në këto nivele kjo shoqëri po dergjet dhe ka hy në udhë pa krye. Prandaj, atë shqetësim që e ju, unë e kam përcjellë në shumë raste, ne edhe ju kemi vizituar kur e kemi monitoruar ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje, e kemi pa që është brengë edhe e juaja mos funksionimi i ligjit në shumë raste dhe mos efikasiteti i gjyqësisë dhe prokurorisë. I kam përcjell edhe paraqitjet tuaja kur ju, shpesh e përmendi një fjali që niveli i demokracisë në Kosovë është shumë sfidues për punën tonë dhe e dimë që ju sfidoheni në lloj-lloj mënyra. Kemi pasur edhe institucione tjera të pavarura përballë, i kemi pyetur a keni trysni politike, është shumë interesante përgjigja, thotë s’kemi trysni, vullnetshëm i shërbejmë politikës. Ky është absurdi i shoqërisë, po të ecte më mirë puna nuk do të kishit ardhur fare në komision”, u shpreh ajo.
Ndryshe, për rastin e vajzës së mitur nga Drenasi aktualisht profesori Sh.Xh. dhe zyrtari policor V.V. që dyshohen se kanë keqtrajtuar seksualisht janë në paraburgim për një muaj, ndërsa mjeku që ka kryer abortin është në arrest shtëpiak.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pulmologia Mehmeti: Duhanpirja, shkaktari kryesor i kancerit të mushkërive
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
BDI për Jeni Xhaminë në Manastir: Vendim që thellon ndarjet ndërfetare dhe ndëretnike në shoqërinë tonë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje