Alban Hyseni, kapiteni i ekipit gjilanas, i cili që nga mosha 18-vjeçare është pjesë e këtij klubi, në një prononcim për infodirekt.tv, tha se është një ndjenë e veçantë të fitohet një ndeshje, e posaçërisht një derbi i cili është njëri ndër derbit më të mëdhenj në Ballkan.

"Atmosfera ishte e mrekullishme dhe tifozët e të dyja palëve dhanë një spektakël, sidomos "Skifterat" që na kanë përkrahur vazhdimisht për çka u jemi mirënjohës", tha kapiteni Hyesni.


Ai thotë se synimet e klubit janë që të tregojnë lojëra sa më të mira dhe të ngjiten sa më lartë në tabelë.
"Brenda klubit është nje organizim i mirë dhe besoje që do të mbajmë këtë atmosferë deri në përfundim të kampionatit", ka shtuar ai.

Hyseni, thotë se favorite për ta fituar titullin e kampionit sivjet janë skuadrat e Ferronikelit, Hajvalisë dhe Pirshtinës, por premton që edhe skuadra e tij nuk do të dorëzohet dhe nëse i jepet një mundësi e tillë do ta shfrytëzoj.

Ai gjithashtu i dëshiron mirëseardhje përforcimit më të ri nga Gana, mbrojtësit Arago Jamal, i cili së fundi ka qenë pjesë e klubit grek "Atromitos".

"Jamal, do ta ketë mbështetjen e lojtarëve edhe pse për këtë lojtar nuk kam njohuri se çfarë cilësi posedon", ka përfunduar Hyseni.
 

telegrafi sport app