LAJMI I FUNDIT:

Hyri me thikë në qendrën tregtare në Prizren dhe u kërkoi nga 5 euro fëmijëve të pronarëve, arrestohet i dyshuari me probleme psikike

Hyri me thikë në qendrën tregtare në Prizren dhe u kërkoi nga 5 euro fëmijëve të pronarëve, arrestohet i dyshuari me probleme psikike

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 17:30 në rrugën “Komuna e Parisit” në Prizren, ka ndodhur një rast grabitjeje në një qendër tregtare.

Policia menjëherë ka dal ne vendin e ngjarjes, ku sipas deklaratës së ankuesit: “deri sa ka qenë në zyre me disa fëmijë (Të mitur) të pronarëve të qendrës tregtare aty ka hyrë një person me thikë në dorë i cili u ka kërkuar para pesë euro të cilat i ka dhënë njëri nga fëmijët (15 vjeçar) dhe më pas të njëjtit është larguar nga zyra. Është njoftuar sigurimi i kompanisë të cilët kanë reaguar duke e ven nën kontroll të dyshuarin dhe kanë arrit qe thikën t’ia largojnë nga dora.

Siç njofton policia, i dyshuari D.G i lindur në vitin 1979, është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor Prizren i cili është i njohur për policinë si person me probleme psikike ku para disa dite ka qenë në mjekim të detyrueshëm ne institutin Forenzikes të Shëndet Metal, por që ka arritur të largohet nga aty.


“Me datë 30.07.2021 ka qenë i pranuar në repartin e psikiatrisë Prizren por sërish është larguar nga spitali. Në lidhje me ketë rast njësit i hetuesisë dhe krim teknikës kanë gjet dhe sekuestruar thikën (Thikë kuzhine 20 cm ) ne cilësinë e provave material. Është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka rekomanduar që fillimisht i dyshuari të dërgohet në repartin e psikiatrisë për kontroll ku edhe është dërguar dhe sipas mjekëve i dyshuari është i njohur dhe ka sjellje të pa kontrollueshme.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuar ndalohet në ndalim policor për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Kalo në kategori