Hungaria dhe Italian luajnë finalen për një pozitë në 'Play-Off', formacionet zyrtare

Hungaria dhe Italia do të luajnë ndeshjet e fundit të grupit 3 në Ligën A të Ligës së Kombeve.
Dy skuadrat janë ende në garë për pozitën e parë dhe po kërkojnë ta mbyllin në atë vend për 'Play-Off' të Ligës së Kombeve.
Hungarezët janë në pozitën e parë me 10 pikë, derisa italianët të dytët me dy pikë më pak.
Vendasit kërkojnë të mos mposhten në këtë sfidë, pasi edhe barazimi i dërgon tutje.
Në anën tjetër italianët vetëm fitorja i kryen punë për pozitën e parë.
Formacionet zyrtare:
Hungaria: Gulasci, Lang, Szalai, Fiola, Orban, Nego, Nagy, Szalai, Szoboszlai, Schafer, Kerkez.
Italia: Donnrumma, Bonucci, Acerbi, Toloi, Di Lorenzo, Cristante, Jorginho, Barella, Di Marco, Raspadori, Gnonto.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































