Mbase keni vërejtur që hundët e bukura të kanakarëve tanë dinë të ndryshojnë ngjyrën nga rozë e shndritshme të bëhen në rozë të errët. A duhet të brengosemi për këtë gjë?
Hundët e maceve ndryshojnë ngjyrën kur ato janë të mallëngjyera dhe të lumtura pas lojës, apo kur janë nën stres, kur frikësohen, transmeton Telegrafi.
Kështu ndodh kur arrihet deri te rritja e papritur e numrit të rrahjeve të zemrës (pulsi i shpejtuar) dhe ngritja e shtypjes së gjakut”, shpjegon doktor i mjekësisë veterinare Jenny Kistler nga spitali i kafshëve Brandermil” në Virginia (SHBA).
Nuk ka arsye për brengosje nëse ngjyra e hundës shpejt kthehet në ngjyrë rozë të butë, si edhe më parë. Është me rëndësi të dihet që edhe temperatura e trupit ka rol në këtë fenomen.
Në të vërtetë, hunda e maces është pjesë e trupit e cila është dukshëm vaskulare – përplot me enë gjaku, andaj hunda reagon ndaj ndryshimeve të temperaturave të trupit të maces, e cila mund të jetë e shkaktuar nga temperaturat e jashtme.
Kur është ftohtë, hunda e maceve do të ketë ngjyrë të shndritshme, ndërkaq gjatë ditëve të nxehta do të ketë ngjyrë më të errët. /Telegrafi/