Hummels refuzoi ofertën e madhe të Unitedit për një arsye të fortë

Mats Hummels refuzoi Manchester Uniteditn për t'u rikthyer te ish-skuadra e tij, Borussia Dortmund.
Mbrojtësi gjerman ka qenë njëri nga më të mirët në botë në vitet e fundit dhe ishte shumë i kërkuar nga skuadrat e mëdha evropiane.
Klubi i madh anglez, Manchester Unitedi ishte shumë i interesuar të transferonte, por Hummels zgjodhi të kthehet te Dortmund.
Sipas gazetës Bild, mbrojtësi gjerman refuzoi ofertën e majme të pagës nga Unitedi për t'u rikthyer tek ish-skuadra e tij.
Deri tek vendimi, Hummels erdhi pasi dëshironte të luante në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Unitedi nuk arriti të kualifikohej në garën elitare të Evropës për sezonin e ardhshëm, pasi ata përfunduan në vendin e gjashtë në Ligën Premier. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
23/06/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































