Hummels: Ndonjëherë kur sulmon me tetë lojtarë nuk ka fryte

135:" during the 2018 FIFA World Cup Russia group F match between Germany and Mexico at Luzhniki Stadium on June 17, 2018 in Moscow, Russia. 10:"Clive Rose
Mbrojtësi i Gjermanisë, Mats Hummels, ka pranuar gabimet e ekipit në ndeshjen ndaj Meksikës.
Hummels thotë se ekipi luajti keq në fazën mbrojtëse.
Por, shqetësimi i tij është sulmi me shumë lojtarë, që përveç është rrezik i madh, por edhe nuk sjell fryte.
"Mbulimi jonë nuk ishte aq i mirë shpesh herë dhe unë me Boatengun kemi mbetur shpesh vet në mbrojtje".

"Ishim të paralajmëruar nga ndeshjet miqësore. Ne luajtëm njëjtë sikurse ndaj Arabisë Saudite vetëm ndaj një kundërshtari më të mirë".
"Nëse shtatë ose tetë lojtarë sulmojnë atëherë është e qartë se fuqia sulmuese është më e madhe".
"Por, kjo është një gjë për të cilën unë shpesh kam folur në brendësi. Kjo shpesh nuk sjell fryte", deklaroi Hummels pas takimit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
17/06/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































