LAJMI I FUNDIT:

Humbje e kohës së çmuar për fillimin e ndërtimit te objekteve te reja energjetike

Qe nga pas lufta , tani janë bere mbi 11 vite , po bëhen projekte, diskutime dhe hapje te tenderëve te ndryshëm me qellim te ndërtimit te objekteve energjetike te reja. Janë angazhuar ne ketë drejtim institucione te ndryshme me renome botërore, mandej BB , FMN, USAID-i ( me këshilltarët e tyre) dhe tani, si duket, kemi arritur ne piken “O” apo edhe me keq. Gjatë gjithë kësaj kohe furnizimi i konsumatorëve veç sa u përkeqësua. Ne një situate te tille nuk mundet te pritet te ndodh çfarëdo zhvillimi.

Se fundi raporti i “SIERA CLUB”-it, apo draft – raporti i hartuar nga Universiteti Berkeley ne Kaliforni si dhe angazhimi i KIPREDIT dhe disa OJQ-ve tjera,qe te hiqet dore nga ndërtimi i TC-ve te reja ne baze te thëngjillit, i ve kapakun gjithë këtij cirku. Për “ SIERA CLUB “-in nuk është për tu çuditur, sepse ata bëjnë punën e vet, por përkrahja e KIPRED-it dhe OJQ-ve me duket e pakuptimtë, thjeshte thua se këta njerëz nuk jetojnë ne Kosove dhe nuk i përjetojnë gjithë këto probleme me furnizim me energji, derisa deklarojnë se Kosova nuk ka nevoje për TC te reja sepse na paska energji te mjaftueshme?! Tani e kemi situatën qe çdo dalje nga puna e një blloku te TC Kosova B, pothuajse gjysma e Kosovës ngelet ne terr. KEK-u me kapacitetet e plota, me këto objekte qe ka ne disponim, ne asnjë rast nuk mundet me tejkalua prodhimin prej 850 MWh, e kjo është larg kërkesës për energji e cila ka kohe qe tejkalon 1200 MWh. Prandaj edhe rritja teorike prej 30% qe parashikon “SIERA CLUB” është larg plotësimit te kërkesave te Kosovës për energji. Ideja për energji alternative sigurisht qe përkrahet nga te gjithë, por ajo nuk siguron furnizim te përhershëm me energji nga se varet nga kushtet metereologjike. Kosova është një vend i varfër me potenciale hidrike prandaj është jo reale pritja e ndërtimit te 75 hidrocentraleve (?!) sidomos pritja qe nga ato do te prodhohen 145 MWh. Ne baze te cilit studim ? Një bashkëpunim me i ngushte i gjeneruesve KEK – KESH kishte me e zbut pak këtë krize për energji por jo edhe te zgjidh problemin e mungesës ne te dy vendet, për shkak se edhe ne Shqipëri ngec ndërtimi i HC te reja.

Demet qe i janë shkaktuar Kosovës, ne çdo lëmi, me ketë mungese permanente te energjisë janë tejet te mëdha dhe si duket ato do te vazhdojnë edhe për një kohe te gjate.
Për mos me ndodh keqkuptime, unë qe nga viti 2000 jam shprehur publikisht se Kosovës i duhen shumë shpejt edhe dy blloqe te reja te TC-ve ( me nga 300 MWh) e qe do te quheshin TC Kosova B 3 e 4, pra qe do te ndërtoheshin ne vazhdim te objekteve ekzistuese B1 e B2, ku do te shfrytëzohej infrastruktura e favorshme ekzistuese, qe do te bënte qe këto objekte te kishin një kosto me te ulet te ndërtimit.


Ndërkohe ne vitin 2005 nga qeveria e atëhershme u paraqit projekti famoz i TC Kosova C ( me 2100 MW) projekt i cili shkaktoi trishtim te gjithë ambientalisteve dhe njohësve te energjetikes ne Kosove. U desh kohe e gjate (gjer ne vitin 2009) gjersa Qeveria u bind qe duhet te hiqet dore nga ky projekt dhe me ne fund e kemi paraqitjen e projektit me emërtimin “Kosova e re” por tani 2x 300 MW. Mandej pason shpallja e tenderit për shfaqje te interesit dhe përzgjedhja e katër konsorciumeve , te çilet për fat te keq, pothuajse te gjithë janë operator te energjisë. Pas kësaj nuk ndodh asgjë pos qe shuhet edhe MEM-i .
Për objekte te tilla duhet te bëhen analiza te mira te gjithë faktorëve si ekonomik ashtu dhe ekologjik. Por vazhdimi edhe me tutje i analizave përtej këtyre 10 viteve, qe kane kaluar, është humbje e kohës e cila ne energjetike nuk mund te kompensohet lehte. Ne rast se vazhdohet kështu nuk duhet te llogaritet se TC Kosova A mund te qëndroi ne prodhim aq gjatë gjer sa te ndërtohen objektet e reja ( ndërtimi i një blloku zakonisht zgjat nga 6 gjer 7 vite nga koha kur te jene krye te gjitha punët përgatitore) e qe dmth, kriza do te thellohet edhe me.
Konstatimi se 1 MWh, i prodhuar nga thëngjilli këtu do te kushtoi shumë me shumë se ne rajon, nuk qëndron, por përkundrazi, duke pas parasysh kushtet tejet te volitshme te eksploatimit te thëngjillit, transportit me shirita dhe me një kualiteti tejet te përshtatshëm për gjenerim te energjisë, këtu çmimi do te jete mjaft i volitshme.
Komuniteti qe jeton afër termocentraleve duhet te dëmshpërblehet ne emër te dëmtimeve te shëndetit qe eventualisht do te pësojnë si dhe dëmtimet e sipërfaqeve bujqësore te cilat janë burim i jetës se tyre. Për ketë duhet te aplikohen masat ( te ardhura te përhershme) qe aplikohen ne vende te ndryshme gjithandej. Për objektet energjetike, te cilat janë te njohura për realizimin e fitimeve te mëdha, ky kompensim nuk paraqet ndonjë problem financiar.

Gjatë procesit te djegies se thëngjillit dihet se përveç energjisë qe fitohet prodhohet një sasi e konsiderueshme e hirit, por me teknologjitë e reja te filtrave elektrik është e mundur qe objektet e reja te ndërtohen pa tymtar (pjesëmarrja e hirit ne përbërjen e thëngjillit është afër 17%) . Gjatë procesit te djegies se thëngjillit lirohen një mori gazrash qe ndikojnë ne ekologjinë e rrethinës. Për fat te mire thëngjilli i Kosovës ka përbërje te dobët te sulfurit kështu qe nuk është i domosdoshëm ndërtimi i pajisjeve për desulfurim. Me teknologji te reja edhe NOx mund te izolohet por emetimi i CO2 –shit mbetet. Me mbylljen e TC Kosova A edhe ky problem reduktohet mjaft. Me integrim eventual te KEK-KESH-it do te mund te shfrytëzohej një pjese e lire e kuotës se CO2-shit ne Shqipëri.

Me projektet për energji alternative duhet te vazhdohet. Por se pari duhet te sigurohet energjia e domosdoshme e mandej, me qellim te ekonomizimit dhe mbrojtjes se ambientit, energjisë alternative duhet ti epet prioritet ne gjenerim. Kjo e fundit ka një mangësi se nuk mundet me sigurua vazhdimësi ne prodhim.

Sa i parkete shfrytëzimit te gazit rus për prodhimin e energjisë kjo ka qene ide e vitit 2002 dhe si qellim kishte qe për 10 vite te mundësohej furnizimi me energji te mjaftueshme si dhe ti epej rasti investitorëve qe ne qetësi, pa trysninë e mungesës permanente te energjisë, te realizojnë projektet për termocentralet e reja ne baze te rezervave te thëngjillit, pa qene te detyruar te bëjnë improvizime ne zgjidhjet me te mira teknologjike. Kjo tani i takon historisë, me te cilën ishte desh te merrej ish ministri Çeku.
Ne këtë situate Qeveria ishte deshtë sa me par te gjej një investitor serioz te cilit do ti besonte ndërtimin e dy blloqeve te reja me nga 300 MWh, por duke sigurua një pjesëmarrje sa me te volitshme ne këto projekte. Me këtë rast duhet pasur parasysh se edhe objektet e TC Kosova B po hyjnë ne moshën 30 vjeçare qe kur janë ne funksion.
Edhe qasja e ndërtimit te HC te Zhurit është stërzgjatur. Ekzistojnë projekte te mjaftueshme te fizibilitetit dhe arsyeshmerise financiare (përveç kushtëzimeve nga Shqipëria) qe te bihet vendimi përfundimtar se a do te ndërtohet ky hidrocentral apo jo.
Me këto vonesa te gjer tanishme Kosovës i janë shkaktuar dëme te konsiderueshme dhe duhet te punohet qe ato te mos jene edhe me te mëdha. (Autori është njohës i fushës së energjisë)