Një turist gjerman, rreth 73-vjeç ka humbur në gadishullin e Karaburunit.

Rreth orëve të para të së shtunës së bashku me qenin e tij ai është nisur nga Orikumi në drejtim të Karaburunit, ku dhe ka humbur.


Ka qenë një qytetar shqiptar, i cili ka sinjalizuar policinë për humbjen e turistit nga Gjermania.

Në kërkim 73-vjeçarit, janë efektivë të policisë dhe zonave të mbrojtura.