Humb jetën punëtori në Han të Elezit, bie nga një lartësi prej 40 metra

Një punëtor ka humbur jetën sot në fabrikën e çimentos “ “Sharrcem” në qytezën e Hanit të Elezit.Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.Ai ka thënë se punëtori ka rënë nga një lartësi prej 40 metrash.“Rreth orës 10:40 të së hënës, ka ndërruar jetë një 35 vjeçar nga Shqipëria i cili po punonte në ‘Sharrcem’ në Hanin e Elezit. Ai ka rënë nga një lartësi prej 40 metrash, ndërkohë është nxjerrë nga silosi trupi i tij i pajetë”, ka thënë Gashi.Ai tha se me urdhër të prokurorit trupi është dërguar për obduksion dhe se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/01/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































