Mediumet serbe informojnë se dje pas mesnate, ka ndodhur një aksident tragjik, në të cilin ka humbur jetën një shtetas i Maqedonisë (35-vjeçar - drejtues i kamionit).

Aksidenti ka ndodhur në Beograd në rrugën drejt Dobanovcit, kur janë përplasur një makinë dhe kamioni që ka qenë nën shoqërimin e policisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në aksident, janë lënduar edhe katër persona tjerë, të cilët janë dërguar në Shërbimet e ndihmës së shpejtë.

Thuhet se aksidenti është shkaktuar nga konvoji i kamionëve, ndërsa arsyet do të zbulohen pas hetimeve./Telegrafi/