Humb jetën një pushues në plazhin e Zvërnecit në Vlorë

Një pushues i moshuar humbi jetën këtë të premte në plazhin e Zvërnecit. Bëhet me dije se viktima është një shtetas italian, i cili dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kohës që po lahej në det.
Ai u nxorr nga ujërat nga qytetarët e pranishëm, por fatkeqësisht pa shenja jete. Në vendngjarje mbërritën menjëherë policia dhe shërbimi i urgjencës, të cilët bënë të gjitha veprimet e nevojshme.
Pritet kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. /euronews/
Nga
Telegrafi
27/06/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































