LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën 28-vjeçari në Tiranë, ra nga pallati ku punonte

Humb jetën 28-vjeçari në Tiranë, ra nga pallati ku punonte

Një 28-vjeçar në Tiranë ka humbur jetën pasi ra nga lartësia e pallatit ku punonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Njoftimi i policisë:

Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 28 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.