Angazhimi i tij i përditshëm në zbutjen e varfërisë ndër shqiptarë, sfidat, emocionet  dhe kënaqësitë që e shoqërojnë humanistin Halil Kastrati, mund t’i ndiqni në emisionin “Personale”, që do të transmetohet këtë të shtunë.


Kastrati ka treguar për fillimet e punës me Shoqatën Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, ku tregon për kontributin, këshillat dhe ndihmën e pakursyeshme të ish – drejtorit të RTV Dukagjini dhe ish - aktivistit të çështjes kombëtare, Riza Lluka.

Njeriu që ishte shkaktari kryesor që qindra familje u bënë me kulm mbi kokë, derisa shumë persona i dërgoj në shërim, ka ndarë me shikuesit edhe sprovën me djalin e tij të vogël i cili ka humbur shikimin dhe shumë e shumë përjetime të tjera.

Në një rrëfim ekskluziv dhe monumental, të shtunën, në ora 22 e 40, në “Personale”, vjen humanisti i njohur Halil Kastrati. /Telegrafi/