LAJMI I FUNDIT:

Hulumtim nga Pyper: 75.3% e të anketuarve mendojnë se duhet të lejohet tërheqja e kursimeve pensionale nga Trusti edhe pas shtesës së 100 eurove

Hulumtim nga Pyper: 75.3% e të anketuarve mendojnë se duhet të lejohet tërheqja e kursimeve pensionale nga Trusti edhe pas shtesës së 100 eurove

Një ndër masat e reja nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike e cila u prezantua në një Konferencë të përbashkët nga Kryeministri Kurti dhe Ministri i Financave është 100 euro shtesë për punëtorët e sektorit publik, privat si dhe për pensionistët dhe studentët. Në përgjithësi qytetarët janë mesatarisht të kënaqur nga ndihma e Qeverisë, këtë e dëshmon edhe hulumtimi i fundit i realizuar nga kompania e hulumtimeve Pyper. 

Një shumicë prej 81.2% të anketuarve e mbështesin vendimin e qeverisë.

Mirëpo, 65.8% e qytetarëve të anketuar tregojnë se shuma e premtuar nga Qeveria nuk është e mjaftueshme për ta kaluar krizën ekonomike të çmimeve që ka kapluar Kosovën.


Të pyetur se a duhet të lejohet tërheqja e kursimeve pensionale nga Trusti pas vendimit që të ju ndahen nga 100 euro kategorive të caktuara nga Qeveria, 75.3% e qytetarëve të anketuar u përgjigjen se duhet të lejohet, kurse 24.7% u përgjigjën se nuk duhet të lejohet tërheqja e mjeteve nga Trusti.

Hulumtimi në fjalë është realizuar përmes një mostre jo të rastësishme në të cilin kanë marrë pjesë rreth 1041 persona anembanë Kosovës.

Realizoni edhe ju hulumtimin tuaj të ardhshëm me Pyper duke kontaktuar në:

049 611 660 

info@pyper.info

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fondi i pasurisë së Norvegjisë me fitime rekorde prej 222 miliardë dollarësh

Fondi i pasurisë së Norvegjisë me fitime rekorde prej 222 miliardë dollarësh

Botë
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Ekonomi
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Ekonomi
A e prek Kosovën vendimi i SHBA-së për ndalimin e granteve dhe kredive federale? - flet njohësi i ekonomisë

A e prek Kosovën vendimi i SHBA-së për ndalimin e granteve dhe kredive federale? - flet njohësi i ekonomisë

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Kalo në kategori