LAJMI I FUNDIT:

Huawei Mate S në shitje edhe në Evropë

Huawei Mate S në shitje edhe në Evropë

Më herët gjatë këtij muaji në panairin e IFA 2015 në Berlin, Huawei pati prezantuar modelin e ri të fabletit të saj të avancuar Huaëei Mate S. Dhe tani, të njëjtin e ka lëshuar për porosi edhe në kontinentin tonë.

Huawei Mate S tani mund të blihet në Evropë me para-porosi, përmes dyqanit online të Vmall.

Fableti është në dispozicion në dy ngjyra: Titanium Silver dhe Mystic Champagne. Në Mbretërinë e Bashkuar për shembull, fableti kushton 469 funta, ndërsa në eurozonë i njëjti kushton 649 euro.

Huawei Mate S vjen me ekranin prej 5.5” me 1920 x 1080 piksel, procesorin HiSilicon Kirin 935 me 3GB RAM dhe 32/64GB memorie të brendshme.


Kamera e pasme e pajisjes ofron 13MP për foto dhe video, ndërkaq në pjesën e përparme është kamera me 8MP, bashkë me lidhjen për LTE, WiFi, si dhe baterinë me 2,700 mAh.

Fableti mbështetet në Android 5.1 Lollipop dhe ndërfaqen e ndërtuar mbi të Huawei EMUI 3.1. (Telegrafi)