LAJMI I FUNDIT:

Huawei Mate Pro 20 mund të ketë kamerën më të mirë se cilido telefon tjetër

Huawei Mate Pro 20 mund të ketë kamerën më të mirë se cilido telefon tjetër

Ka shumë mënyra për të gjykuar cilësinë e një kamere telefoni, por një nga më të dobishmet është rezultati i dhënë nga DxOMark – një faqe që ndërmerr një vështrim më të thellë në kamerat e telefonave.

Dhe bazuar në rezultatin në DxOMark, Huawei Mate 20 Pro mund të ketë kamerën më të mirë se çdo telefon deri më tani, njofton Tech Radar.

Themi ‘mundet’ sepse Mate 20 Pro nuk është shpallur ende, dhe as nuk ka rezultatin e tij DxOMark. Por dikush në Weibo (blogun e famshëm kinez) ka postuar një imazh, duke treguar rezultatet për një numër të telefonave të rinj dhe të ardhshëm, dhe Huawei Mate 20 Pro merr vendin e parë me një rezultat prej 116.


Kjo është shtatë pikë më lartë se sa rezultati i dytë i lartë me 109, i arritur nga Huawei P20 Pro, por pasi që Mate 20 Pro ka të ngjarë të ketë një version të përmirësuar të kamerës së këtij telefoni, është e besueshme.

Të tjera theksime në rrjedhën përfshijnë Google Pixel 3, që me sa duket shënon 107, iPhone XS dhe iPhone XS Max, që duket se marrin 104 pikë, iPhone XR me një rezultat të listuar prej 100 pikësh, dhe OnePlus 6T me 99, transmeton Telegrafi.

Natyrisht, duhet të marrim gjithçka me një dozë hezitimi, pasi imazhi mund të jetë i montuar lehtësisht dhe burimi (me emrin Communication Old Willow) nuk është dikush i njohur, edhepse ka një listë të madhe ndjekësish në Weibo.

Vlen gjithashtu të theksohet se edhe nëse këto rezultate janë të sakta, nuk tregojnë historinë e plotë, pasi DxOMark jep rezultate të ndara për fotografinë dhe videon, si dhe një rezultat të kombinuar. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Po përgatitet

Po përgatitet "superkompjuteri më i madh në botë", konsumon energji elektrike në vit sa Sllovakia!

Teknologji
Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Teknologji
E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Teknologji
Kalo në kategori