Amazon Alexa është duke u integruar në shumë pajisje të ndryshme dhe tani do të vijë për herë të parë në një model të ri të telefonit, i cili do të jetë Huawei Mate 9.

Huawei Mate 9 pritej të lansohej këto ditë në SHBA dhe sot kompania ka njoftuar se pajisja do të vijë me asistentin e zërit, Amazon Alexa.


Klientët mund t’i kërkojnë Alexa-së të rregullojnë alarmin, të bëjnë lista të ndryshme të gjërave, të marrin lajme për motin, raporte për trafikun e shumë gjëra të tjera.

Për më shumë, Alexa mund të kontrollojë edhe shumë pajisje të tjera ‘smart’ në shtëpinë tuaj.

Qasja në Alexa për përdoruesit e Mate 9 do të vijë përmes një aplikacioni të posaçëm duke iu dhënë përdoruesve mundësinë të përdorin një platformë prej ku mund të performojnë detyra të caktuara dhe të marrin informata.