Sipas një raporti nga Franca, Huawei Mate 10 do të ketë një tipar të ngjashëm me DeX -in - një mënyrë që e kthen procesorin e ri të Huawei - Kirin 970 në një desktop të plotë.

Thuhet se kjo do të bëhet përmes një lidhjeje si DisplayPort që del nga porta USB-C dhe që transmetohet nga një port.


Çuditërisht, kjo mund të mbështesë çdo  DisplayPort, jo vetëm pajisjet e Huawei. Një promovim i kohëve të fundit premtonte se Mate 10 nuk është një telefon por një "makinë inteligjente".

Gjithsesi, një mirësi e tillë nuk do të vijë e lirë. Shenjat e hershme (ndoshta të pasakta) janë se Mate 10 Pro do të kushtojë 930-940 euro në kontinentin e vjetër - me çmim shumë afër Galaxy Note8.