LAJMI I FUNDIT:

Huawei Mate 10 i koduar si Marcel vjen me 16 tetor

Huawei Mate 10 i koduar si Marcel vjen me 16 tetor

Huawei Mate 10 është i koduar me emrin si Marcel. Kjo u zbulua nga burimi i besueshëm @evleaks në një cicërimë të dërguar fundjavën e kaluar.

Kompania kineze gjithashtu publikoi një imazh zbulues. Pamja e publikuar zbuloi 16 tetorin si datën e lansimit për telefonin e ardhshëm, i cili ka të ngjarë të jetë Mate 10.

Pajisja do të vijë me një konfigurim vertikal të dyfishtë të kamerës së pasme, dhe një ekran prej skajit në skajin tjetër. Gjithashtu do të ketë një version Pro të telefonit.