LAJMI I FUNDIT:

HTC së shpejti me One A9

HTC së shpejti me One A9

HTC do ta mbajë një konferencë shtypi më 29 shtator, në të cilën pritet që kompania tajvaneze ta zyrtarizojë modelin e ri dhe shumë të përfolur HTC Aero, i cili ndryshe njihet edhe si HTC One A9.

Tani duket se kemi më shumë informacion për modelin e ri HTC One A9, pasi i njëjti është shfaqur në standardet Geekbench.
Nga rezultatet e Geekbench, shihet se HTC One A9 do të vijë me procesorin MediaTek Helio X20, që nënkupton procesor me 10 core me shpejtësi prej 1.96GHz.

Pajisja do të vijë me 4GB RAM dhe ekranin me 5.2 inç me Quad HD me 2560 x 1440 piksel. Më tej telefoni sjell edhe Android 5.1.1 Lollipop. (Telegrafi)