LAJMI I FUNDIT:

HTC One M8 me dy kartela, në Evropë për 679 euro

HTC One M8 me dy kartela, në Evropë për 679 euro

HTC sot e ka prezantuar versionin e HTC One M8 me SIM të dyfishtë, i cili do të vijë në Evropë. HTC One M8 fillimisht do të lansohet në Gjermani, Zvicër dhe Austri.

HTC One M8 me dy kartela do të shitet me pakicë për 679 euro në Evropë, dhe pajisja do të jetë në dispozicion për tu blerë që nga java e ardhshme, ndërsa ky është çmimi i telefonit për blerje si i lirë, pa asnjë kontratë me operatorët mobil.

Versioni i telefonit me dy kartela sjell karakteristikat e njëjta sikurse versioni origjinal i One M8, duke përfshirë ekranin në Full HD me diagonalen prej 5 inç dhe rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve.

Pajisja është e mbështetur edhe nga procesori quad core 2.3GHz Qualcomm Snapdragon 801, 2GB RAM dhe opsionet e memories prej 16GB ose 32GB, e cila mund të zgjerohet deri në 128GB përmes portit dhe kartelës microSD.


HTC One M8 sjell edhe dy kamera HTC Ultrapixel në pjesën e pasme, plus një kamerë frontale me 5 megapiksel, ndërsa telefoni gjithashtu vjen me Android 4.4 Kitkat dhe versionin e fundit të ndërfaqes së HTC, HTC Sense 6.0. /Telegrafi/