HTC fillon shitjen e modelit U11 me 6GB RAM dhe 128GB memorie

HTC U11 erdhi me një variant që i ofron përdoruesit 6GB RAM dhe 128GB hapësirë të brendshme, i cili tashmë është i disponueshëm në disa tregje globale.
Kompania tajvaneze është e vendosur të sjellë variantin e lartë të HTC U11 në Shtetet e Bashkuara duke ofruar përdoruesve më shumë RAM dhe magazinim.
Përveç RAM-it dhe ruajtjes, telefoni vjen me një ekran 5.5 inç që ka një rezolucion prej 2560x1440, procesor Snapdragon 835, një bateri prej 3.000 mAh, një kamerë kryesore 12MP për foto dhe video, kamera frontale 16MP dhe Android 7.1 Nougat të instaluar.
HTC gjithashtu ofron disa zbritje të mrekullueshme si pjesë e shitjes së saj të verës në disa aparate. Konsumatorët mund të kapin HTC U Ultra për vetëm 499 dollarë, një zbritje prej 250 $.
Nga
Telegrafi
25/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































