Më saktë, përsëri bëhet fjalë për modelin premium të HTC, Aero, pajisje që pritet të shfaqet në treg përgjatë nëntorit të këtij viti.

Lajmi për lansimin e HTC Aero është postuar në Tëitter nga Evan Blass, që ka thënë se pajisja do të jetë e kategorisë fablet, sepse ekrani i të njëjtës do të jetë paksa më i madh sesa i një telefoni të zakonshëm.


Ende nuk ka ndonjë detaj shtesë për pajisjen e re nga HTC. Pritet që HTC të sjell deklaratë zyrtare, gjatë muajve në vijim për modelin e saj të ri Aero, me të cilin kompania pretendon të rikthehet fuqishëm në lojë. (Telegrafi)