LAJMI I FUNDIT:

HP me drejtues të ri

HP me drejtues të ri

Kompania e prodhimit të softuerëve HP ka shkarkuar shefin e saj ekzekutiv, Leo Apotheker, dhe e ka zëvendësuar atë me ish kreun e eBay Meg Whitman.

Sikurse njofton vetë firma përmes një komunikate, kjo masë është marrë për shkak të mos përmbushjes së pritshmërive të kompanisë, si dhe rënie të të ardhurave financiare vjetore.

Ndërkohë emri i ri i HP, e cila së fundmi ka njoftuar se do të merret vetëm me prodhimin e programeve, pritet të sjellë një ndryshim të menjëhershëm në këtë kompani. Ai është shumë popullor në SHBA. Madje, në vitin 2008 garoi për postin e governatorit në Kaliforni. /Telegrafi/