Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar sot një telegram urimi nga homologu francez, Jean Marc Ayrault.
Në telegramin e urimit për emërimin në postin e ministrit të Punëve të Jashtme, ministri Jean Marc Ayrault e ka vlerësuar lart përkushtimin e ministrit Hoxhaj të cilit i ka ofruar përkrahje për ta ndihmuar Kosovën në rrugëtimin e proceseve integruese evropiane si dhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës e Francës.
“Franca ka qenë gjithmonë përkrah Kosovës dhe ju e dini se vendi juaj mund të llogaris në mbështetjen tonë dhe ekspertizën tonë për ta shoqëruar në reformat e nevojshme në përafrimin tuaj me Evropën, në veçanti në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit”, thuhet në telegramin e urimit.
Ministri francez gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për ta përkrahur Kosovën edhe në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. “Ne ndajmë me ju dëshirën për të parë Kosovën të rrisë rolin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe ne mbështesim përpjekjet tuaja në këtë drejtim”, thuhet më tej në telegramin e urimit.
Në të gjithashtu është përmendur edhe samiti i tretë për Ballkanin Perëndimor që pritet të mbahet në Paris e i cili, siç ka potencuar ministri francez, do të jetë një mundësi e mirë për ta rritur bashkëpunimin rajonal.
“Ky samit do të na mundësojë të përforcojmë dialogun tonë në dosjet e mëdha ndërkombëtare, por gjithashtu të zgjerohen shumë iniciativa të bashkëpunimit rajonal në të mirë të të rinjve dhe të projekteve të infrastrukturës. Angazhimi i qeverisë suaj do të jetë determinues për suksesin e kësaj ngjarjeje”, theksohet në telegramin e urimit të ministrit Jean Marc Ayrault. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin