LAJMI I FUNDIT:

​Hoxhaj: Vepra e Labinotit do të shërbejë si udhërrëfim për të gjithë

​Hoxhaj: Vepra e Labinotit do të shërbejë si udhërrëfim për të gjithë

Në një mbledhje komemorative për nder të Labinot Aliajt, anëtarit të PDK-së, i cili ndërroi jetë dje, i pranishëm ishte edhe kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili tha se aktivizmi i Labinotit, puna dhe angazhimi në shërbim të njerëzve, ishin virtyte që e kanë dalluar nga gjithë të tjerët.

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka marr pjesë në seancë përkujtimi në Kuvendin Komunal të Istogut, ku Labinot Aliaj ishte asamblist.

“Aktivizmi i tij qytetar e politik, puna dhe angazhimi në shërbim të njerëzve pa dallim, ishin virtyte të Labinotit që e kanë dalluar nga gjithë të tjerët. Ishte kritik ndaj zhvillimeve negative, por edhe mbështetës i punëve të mira. “, ka shkruar shkruar Hoxhaj në Facebook.


Ai ka thënë se familja, Istogu dhe PDK-ja, humbën birin, qytetarin shembull e aktivistin besnik.

“Jeta dhe vepra e tij do të shërbej si udhërrëfim për të gjithë ne në parti, se si duhet me dashtë qytetin, Kosovën dhe mbrohen interesat e qytetarëve!”, ka shkruar Hoxhaj.