LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj tregon një ngjarje të vitit 1994 – me pasaportë të falsifikuar ai bashkë me Kadri Veselin kishin kaluar kufirin

Hoxhaj tregon një ngjarje të vitit 1994 – me pasaportë të falsifikuar ai bashkë me Kadri Veselin kishin kaluar kufirin

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka rrëfyer nga jeta e e tij, pjesë interesante, duke treguar edhe një moment kur bashkë me Kadri Veselin.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka rrëfyer pjesë interesante të jetës së tij, kështu edhe ka treguar se si është njohur për herë të parë me Hashim Thaçin, presidentin aktual të Kosovës dhe me Kadri Veselin, kryetarin e partisë që ai i takon, PDK-së.

“Unë Thaçin e njoh nga viti 1987 ose 88, kemi qenë shokë studimesh në Universitetin e Prishtinës, dhe 94 kemi shkuar bashkë në Vjenë për studime. Kam një miqësi të vjetër, pastaj edhe koleg në parti. Po aq gjatë e njoh edhe Veselin. Atë e kam takuar përmes Thaçit”, ka rrëfyer Hoxhaj.


“Kur kam shkuar në studime në Vjenë, në vitin 1994, në atë kohë nuk ka pasur viza për qytetarët e Maqedonisë dhe unë kam pasur një pasaportë të Jugosllavisë, si të gjithë në atë kohë. Një shok i imi nga Kumanova, na ka dhënë pasaportën e tij, e kemi falsifiku atë pasaportë, dhe me fotografi time kam hip në anije në Durrës dhe kam shkuar në Kopër. Në Kopër, policia sllovene e pa që pasaporta është e falsifikuar dhe vendosën të më kthejnë. Gjithashtu ma kontrolluan edhe çantën dhe aty e kanë që çantën e kisha plot me libra anglisht, serbisht edhe shqip, më pyetën “pse po shkon”, ju tregova që për studime dhe më lëshuan edhe pse ishin të sigurt që pasaporta nuk ishte e imja.”, ka rrëfyer deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj.

“Me po të njëjtën pasaportë në vitin 1994 edhe Kadri Veseli e ka kaluar kufirin për Zvicër, e në atë kohë këtë e bënin shumica e shqiptarëve. Të dy i kam miq, dhe nuk shoh dallime në miqësi me t”, ka treguar ai në emisionin n’Konak.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Kalo në kategori