LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Taksa prej 100%, përgjigje për sjelljen destruktive të Serbisë ndaj Kosovës

Hoxhaj: Taksa prej 100%, përgjigje për sjelljen destruktive të Serbisë ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës për 100% për produktet me origjinë nga Serbia.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Serbia ka vazhduar me fushata të egra e të ndyta kundër Kosovës, duke tentuar ta dëmtojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, e me këtë duke e dëmtuar procesin e normalizimit mes dy vendeve.

Qeveria e Kosovës vendos taksë 100% për prodhimet e Serbisë
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës vendos taksë 100% për prodhimet e Serbisë

Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës do t’i ndërmarr të gjitha masat për mbrojtjen e sovranitetit të shtetit.


Postimi i tij plotë:

Serbia ka vazhduar me fushata të egra e të ndyta kundër Kosovës, duke tentuar ta dëmtojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, e me këtë duke e dëmtuar procesin e normalizimit mes dy vendeve. Kosova ka ndërmarrë hapin e parë me vendosjen e masës në import prej 10%, por meqë kjo nuk ka mjaftuar që sjellja destruktive e Serbisë ndaj Kosovës të ndryshojë, Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim që të vendosë taksë prej 100% për importin nga Serbia dhe Bosnja. Republika e Kosovës do t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ta mbrojtur sovranitetin dhe interesin vital të shtetit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Certifikohen 46 auditorë energjetik

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Ekonomi
Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Ekonomi
Kalo në kategori