LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj takon ish-Sekretarin amerikan John Kerry në Mynih, bisedojnë për Kosovën dhe rajonin

Hoxhaj takon ish-Sekretarin amerikan John Kerry në Mynih, bisedojnë për Kosovën dhe rajonin

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar ish-sekretarin e shtetit amerikan, John Kerry, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Hoxhaj, tani deputet i PDK-së dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook, se gjatë vizitës së tij në Mynih, ku po mbahet Konferenca e Sigurisë, ka takuar ish-sekretarin e shtetit amerikan, John Kerry, me të cilin tha se biseduan rreth Kosovës dhe rajonit.

“Takim me mikun e Kosovës dhe me mikun tim të veçantë John Kerry, ish-sekretar i Shtetit amerikan. Biseduam shkurt për vendin dhe rajonin dhe ish-sekretari shprehu mbështetjen për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj.


Tutje, ai shkroi se në prag të festimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, I shprehu ish-sekretarit amerikan Kerry mirënjohjen për mbështetjen e madhe ndaj Kosovës dhe popullit tonë.

“Në prag të festimit të 16-vjetorit të Pavarësisë, i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e madhe ndaj Kosovës dhe popullit tonë. Zoti e bekoftë Amerikën, Zoti i bekoftë miqtë tanë!”, ka shkruar në fund Enver Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori