Në Kuvendin Zgjedhor të degës së Prishtinës të Partisë Demokratike të Kosovës, nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj, tha se kryeqytetit po i vie një gjeneratë e re e politikanëve dhe një mendësi e re që, sipas Hoxhajt, do e ndryshon kryeqytetin.
“Politika fillon me ekip dhe dua ta falënderoj secilin prej jush për punën që e keni bërë gjatë 6 muajve të fundit. Kemi qenë së bashku në degë e fshatra të ndryshme. Kemi pasë 130 takime para përgatitore dhe 70 kuvende nëndegësh dhe mendoj që kemi pasë një proces zgjedhor jashtëzakonisht të mirë. Porcesi për neve në Prishtinë nuk ka qenë një proces teknik nuk kemi dashtë me pasë zgjedhje që teknikisht e mbyllin kuvendin zgjedhor në Prishtinë. Kryeqytetit tonë po i vjen një gjeneratë e re e politikanëve dhe një mendësi e re që do e ndryshon kryeqytetin tonë”, tha Hoxhaj.
Hoxhaj shtoi se Prishtinës nuk i kanë dhënë asgjë udhëheqësit e deritashëm, sipas tij Prishtinën sot e karakterizojnë, ajri i ndotur dhe trafiku i dendur.
“Prishtina i ka dhënë shumë Kosovës dhe nga një kryeqytet i një etniteti jugosllav jemi bërë kryeqyteti më i ri në hartën e botës por politikanët që kanë uhdhëhequr me Prishtinën, asnjë nuk i kanë dhënë Prishtinës asgjë deri më tash. Ajri i ndotur dhe trafiku i dendur janë disa nga ato që e karakterizojnë Prishtinën sot”, tha Hoxhaj, raporton Ekonomia Online.
Hoxhaj u shpreh se PDK-ja do ta rikthejë besimin e humbur tek qytetarët vetëm atëherë kur rolin e kryeministrit e merr Kadri Veseli dhe rolin e të parit të Prishtinës ta merr, Uran Islamili.
“Evropa edhe më tutje e izolon Kosovën por ajo që është e re është që po mbyllemi edhe më shumë me vetën tonë. Shumë më pak qytetarët dhe Evropa i besojnë Kosovës. Vetëm PDK-ja do ta rikthejë besimin në shtet dhe këtë e rikthejmë kur Kadri Veselin ta bëjmë kryeministër dhe Uran Ismailin ta bëjmë kryetar të Prishtinës. Dekada e Re përmbyllet kur e udhëheqim qeverinë siç e kemi udhëheqë deri në 2014-tën.
…Në zgjedhjet e brendshme të partisë ne duam që PDK-në ta bëjmë më profesionale dhe gara e brendshme është e rëndësishme. Jemi këtu të përcaktojmë qëllime të reja dhe të përmbushim pritje të reja. Duam ta forcojmë demokracinë e brendshme partiake. Duam të kemi sjellje kolegjiale në udhëheqejn e strukturave të partise dhe duam që ndryshimi i partisë mos të jetë vetëqëllim por ti shërbejë ndryshimit të Kosovës”, tha Hoxhaj.
Ish-kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, tha se shpreson se kryetari i ardhshëm i kësaj dege të bëhet edhe kryetar i Komunës së Prishtinës, pasi që aktualisht kryeqyteti është lënë anash me kryetarin e saj aktual.
“Momentumi kur sot po mbahen zgjedhjet në PDK është i rëndësishëm si për vet degën e PDK-së po ashtu edhe për qytetarët në qytetin e Prishtinës”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë