LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Politikanët tanë të padijshëm dhe emisarët papeshë në Evropë i degraduan marrëdhëniet me BE-në

Hoxhaj: Politikanët tanë të padijshëm dhe emisarët papeshë në Evropë i degraduan marrëdhëniet me BE-në

Ish Ministri i Punëve të Jashtme, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka quajtur të padijshme Qeverinë Kurti.

Ai tha se politikanët që po qeverinë i kanë përmbysur dhe i kanë degraduar marrëdhëniet e Kosovës me BE-në.

“Asnjëherë nuk e kam paramenduar që politikanët e padijshëm që qeverisin me Kosovën dhe ndërmjetës e emisarë të papeshë në Evropë e degradojnë dhe përmbysin marrëdhëniet e Kosovës me BE-në në këtë masë, siç po ndodh tani! Të parët, e bënë këtë duke sajuar kriza brenda Kosovës dhe në raport me BE-në duke krijuar një normalitet që çdo krizë të ndiqet nga një tjetër dhe që të marrin më shumë mbështetje politike nga populli dhe vëmendje ndërkombëtare. Të dytët, këtë po e bëjnë duke vizituar Kosovën pa asnjë qëllim të qartë dhe propozim konkret, por duke hapur një çështje të re, e që çështja paraprake as që ka filluar të zgjidhet dhe ato të mëhershme as që kanë mbaruar!”, ka shkruar Hoxhaj në një postim në Facebook.


Ish-kryediplomati, ka thënë se kjo po ndodhë pasi politikanët që qeverisin me Kosovën nuk marrin sot asnjë vendim, sipas tij, dhe kështu njëjtë po veprojnë edhe ndërmjetësit dhe emisarët evropianë.

“Kjo ndodhë sepse politikanët që qeverisin me Kosovën nuk marrin sot asnjë vendim – njëjtë sikurse ndërmjetësit dhe emisarët evropianë. Mjerisht, Evropa që merrte vendime, njëjtë si Kosova, i takon së kaluarës! Kjo është Evropa që s’merr më asnjë vendim, njejtë si Kosova e 2024-ës!”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori