Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë të Sindikatës së Shërbyesve Civilë dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës.
Bashkë me Bedri Hamzën, ata kanë prezantuar planin e Rimëkëmbjes, i cili parasheh rritjen e pagës minimale në 300 euro.
Përveç kësaj, Hoxhaj ka theksuar se do të ketë edhe ngritje të pagave deri në 30 për qind për sektorin publik. Ai po ashtu ka thënë se do të ketë rishikim të Ligjit të Punës për ta avancuar kornizën ligjore, e cila do të sigurojë kushte dinjitoze të punës me mbrojtje maksimale të të punësuarve.
“Paga minimale do të jetë 300 euro dhe për këtë jemi të vendosur, Bedriu ka punuar në detaje. Në sektorin publik 30 për qind rritje për të gjitha kategoritë, tani ka dallime në bazë të përvojës, kualifikimit. Ligji i punës duhet të rishikohet, numri i inspektorëve duhet të rritet dhe përveç mjekëve, policëve, mësimdhënësve, të cilët nuk janë njëjtë dhe të barabartë me shërbyesit e tjerë civilë“, ka paralajmëruar Hoxhaj.
Ndërsa, ish-ministri i Financave nga PDK-ja, Bedri Hamza ka shpalosur detaje se si planifikojnë ta bëjnë pagën minimale në 300 euro dhe ngritin pagat e sektorit publik deri në 30 për qind.
“Ne e kemi bërë këtë jo si paushall, por e kemi bërë si propozim i cili duhet me qenë i bazuar, i matshëm dhe i përballueshëm. Të gjitha ndërmarrjeve private që paguajnë të punësuarit prej 500 euro pagë kemi me ua zvogëluar tatimin në fitim prej 10 në 5 për qind. Ne kemi propozuar 30 për qind rritje të pagave për të gjithë, po flas kjo është mesatare se kur të hymë në strukturë del më ndryshe. Sepse, ligji i pagave që ka kaluar ka pasur defekte dhe kam thënë se atëherë kam pasur dilema që janë disa gabime që mundet me pasur defekte”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja