LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj paralajmëron tri aderime të reja

Hoxhaj paralajmëron tri aderime të reja

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka paralajmëruar se në këtë parti do të ketë edhe tri aderime të reja, për të cilat tha se janë një befasi e madhe për opinionin.

Hoxhaj përmes një konference për media tha po ashtu se e çmon punën e ish ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

“S’kam arritur që të flas me Cakajn, e çmoj punën e tij që ka bërë si ministër i Punëve të Jashtme në Republikën e Shqipërisë. Sot ia kam kushtuar Luginës së Preshevës. Përndryshe do t’i kisha sot tri aderime të cilat do të ishin për ju surprizë e madhe”, ka thënë Hoxhaj.


Ai po ashtu i bindur u shpreh se në kandidaturën e tij si kryeministër nga radhët e PDK-së do të jetë i pa konkurrencë.

“Të gjithë të jeni të sigurt që jam pa konkurrencë, vetëm telefonata që i kam pranuar kohëve të fund me urime, ato të cilat nuk i bëj publike tregon që ka besim në mesin e partnerëve perëndimor kur do ta udhëheqim qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës, PDK-ja dhe unë. Do ta shihni se çfarë dinamik do të ketë në muajt e parë dhe në ditët e para kur do ta udhëheq qeverinë e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Drejtësi
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Kalo në kategori