LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj nderon Zahir Pajazitin: Kosova po e paguan çmimin e dytë para Gjykatës Speciale

Hoxhaj nderon Zahir Pajazitin: Kosova po e paguan çmimin e dytë para Gjykatës Speciale

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, së bashku me anëtarë të tjerë të PDK-së, kanë bërë homazhe para shtatores së heroit, Zahir Pajazitit, në 24 vjetorin e rënies së tij.

Hoxhaj ka theksuar se sot në këtë përvjetor janë pa praninë e të parit të PDK-së, Kadri Veseli, të presidentit Hashim Thaçi, Jakup Krasniqit, të cilët po përballen me Gjykatën Speciale.

“Kjo ditë është e veçantë për Kosovën, kur në rrugëtimin tonë për liri po e paguajmë përsëri një çmim te dytë. Dhe këtë çmim të dytë po e paguajmë para një gjykate. E para saj kauza jonë për liri, ne jemi të sigurt që shokët tanë do të dalin fitimtarë dhe faqebardhë. Ndërsa, ne si Parti Demokratike e Kosovës do të ndjekim idealet e tyre, do të ndjekim qëllimet e tyre dhe do e përmbyllim shtetndërtimin e Kosovës duke e anëtarësuar Kosovën në OKB, në Bashkim Evropian dhe në NATO”, ka thënë Hoxhaj.


Hoxhaj me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Lladoc.

Hoxhaj gjatë homazheve është takuar me babanë e heroit, Hakif Zejnullahu. Në këtë vend është edhe shtëpia e heroit të kombit, Hakif Zejnullahu, e cila ka shërbyer si vend nga ku niseshin për aksione pjesëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori