LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj ironizon me foton e Daçiqit me dollarë: Kjo tregon Serbinë e korruptuar dhe diplomacinë e dollarit

Hoxhaj ironizon me foton e Daçiqit me dollarë: Kjo tregon Serbinë e korruptuar dhe diplomacinë e dollarit

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka ironizuar me një fotografi të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili në disa foto të publikuara sot në rrjetet sociale shihet teksa mban në duar një kartmonedhë 100 dollarëshe, ku ai kishte shkruar “Kosova është Serbi”.

Përmes një reagimi në Twitter, Hoxhaj ka thënë se pikërisht kjo foto tregon fytyrën e vërtetë korruptuese të Serbisë për tërhequr njohjet e Kosovës.

“Çka ju sjell ndërmend kjo foto? Serbinë e korruptuar, diplomacinë e dollarit për të ndikuar qeveri të huaja me qëllim të minimit të shtetësisë së Kosovës dhe të dëmtimit të së ardhmes Euro-Atlantike të rajonit. Përderisa jetëgjatësia e kartmonedhës 100 dollarëshe është rreth 15 vite, pavarësia e Kosovës është e përjetshme”, ka shkruar Hoxhaj.


Ndryshe, në rrjetet sociale në Serbi, siç raportojnë mediat serbe, ka filluar një aksion për “kthimin e Kosovës në Serbi, nëpërmjet rrugës paqësore”, e që po zbatohet duke shkruar në kartëmonedhat e valutave të huaja, euro dhe dollarë, mbishkrimin “Kosova është Serbi”, përcjell Telegrafi.

Fushata serbe në rrjetet sociale, në valutën 100 dollarëshe Daçiq shkruan “Kosova është Serbi” (Foto)
Lexo po ashtu Fushata serbe në rrjetet sociale, në valutën 100 dollarëshe Daçiq shkruan “Kosova është Serbi” (Foto)

Këtij aksioni i është bashkuar edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili në valutën 100 dollarëshe e ka shkruar mbishkrimin “Kosova është Serbi”.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori