Hoxhaj: Hyrja e Gjuriqit në Kosovë ka qenë ilegale dhe në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka theksuar se hyrja e Gjuriqit në Kosovë ka qenë ilegal dhe në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit.
Ai në profilin e tij në Twitter, ka lëshuar një cicërimë ku ka thënë se veprime të tilla janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, tha se do të ndërmerren të gjitha masat për ta garantuar një situatë të qetë brenda territorit të Kosovës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/03/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































