LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj falënderon Erdoganin: Të gjithë të lënduarit rëndë të shpërthimit në Ferizaj do të shërohen në Turqi

Hoxhaj falënderon Erdoganin: Të gjithë të lënduarit rëndë të shpërthimit në Ferizaj do të shërohen në Turqi
Foto: Arkiv

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka treguar se pas bisedës me autoritetet e Turqisë, është mundësuar shërimi i të gjithë të lënduasve në incidentin e Ferizajt që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit. 

Përmes një statusi në Facebook, Enver Hoxhaj ka falenderuar Presidentin e Turqisë, Erdogan, këshilltarin e tij, Sabri Demiri dhe ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagrı Sakar, të cilët personalisht janë involvuar në këtë çështje.

Ai gjithashtu falenderoi edhe Ministrinë e Shëndetësisë për koordinimin e mirë dhe kryetarin e Ferizajt, Agim Aliun për angazhimin e jashtëzakonshëm.


Lexoni të plotë statusin e Enver Hoxhajt në Facebook:

Të gjithë të lënduarit rëndë në incidentin e Ferizajit po e marrin trajtimin e merituar dhe të shpejt. Kjo u bë e mundur fal intervenimit profesional të mjekëve tanë si dhe me mbështetjen dhe zemërgjerësinë e Presidentit të Turqisë e mikut të Kosovës, Recep Tayyip Erdogan. Dy qyetarë të lënduar më rëndë kanë udhëtuar brenda 24 orësh drejt Turqisë, dhe të tjerët do të arrijnë shpejt. Falënderoj përzemërsisht presidentin e Turqisë, Erdoğan, këshilltarin e tij, Sabri Demiri dhe ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, të cilët personalisht janë involvuar në këtë çështje.

Natyrisht, falënderim edhe për Ministrinë e Shëndetësisë për koordinimin e mirë, kryetarit Agim Aliu për angazhimin e jashtëzakonshëm dhe të gjitha ekipeve mjekësore në nivel komunal dhe qëndror që bën gjithçka që ishte e mundur për të ofruar shërbime sa më të shpejta dhe profesionale. Shërim sa më të shpejtë për të lënduarit dhe urojë që të kthehen shëndoshë e mirë pranë familjeve të tyre.  Faleminderit Turqi

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Kronika e Zezë
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori