Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se diskursi për luftë i kryeministrit, Albin Kurti dhe të tjerëve është për qëllime elektorale. Ai thekson se luftë klasike sikurse në vitin 1999, nuk mund të ketë në Kosovë, andaj deklaratat e shpeshta të krerëve të shtetit për rrezikun për luftë nga Serbia kanë dëme politike, diplomatike dhe ekonomike.
Hoxhaj në një intervistë për KosovaPress, akuzon kreun qeveritar se ka degraduar dialogun me Serbinë dhe se ka pranuar një marrëveshje të dëmshme për Kosovën, ku në thelb ka autonominë për serbët në Kosovës përmes Asociacionit. Mirëpo, ai e sheh si të mundshme që të formohet Asociacionit, gjithmonë në përputhje me Kushtetutën si kundërvlerë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Sipas tij, vendet perëndimore nuk i besojnë më kryeministrit Albin Kurti, andaj dyshon se do të përmbushen edhe tri kushtet e tij të paraqitura rishtazi në dialog. Hoxhaj për KosovaPress, flet edhe për dështimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, diplomacinë kosovare në mandatin e Kurtit, si dhe për masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
“Diskursi që në thelb është diskurs i luftës dhe i cili është i mbështetur nga kryeministri Kurti, mund të jetë i bazuar në informata konkrete dhe analiza sesi duket situata e sigurisë në veri të vendit. Por sa një Qeveri e Kosovës që në këto tri vitet e fundit flet vetëm për luftë, duhet të ketë parasysh dëmin politik dhe diplomatik e ekonomik që ia shkakton vendit. Natyrisht se Serbia ka një politikë armiqësore ndaj shtetit të Kosovës. Natyrisht unë personalisht nuk e përjashtojë përsëritjen e rasteve të njëjta sikurse ai i Banjskës vitin e kaluar, por nuk mendoj se do të ketë luftë në terma klasik të luftës siç ka qenë në vitin 1999, pasi ka një strukturë komplet tjetër të sigurisë, fuqizim të shtetit të Kosovës. Ka një vetëdije të re perëndimore në raport me fragjilitetin e sigurisë. Andaj unë mendoj se diskursi i brendshëm për luftë i kryeministrit dhe të tjerëve është i natyrës elektorale. Më shumë një diskurs i sundimit dhe populizmit që e bëjnë kudo populistët në botë”, thekson Hoxhaj.
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, thotë se kryeministri Albin Kurti është dashur që gjatë diskutimeve për Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit, të kërkojë nënshkrimin e tyre dhe jo tash pas një viti.
Ai deklaron se Kurti po i ikë tavolinës së dialogut pasi nuk pajtohet me planin e sekuencimit që i është dorëzuar nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në vizitën e tij të fundit në Kosovë.
Sipas tij, ky plan i zbatimit të marrëveshjes është më i keq se ata paraprak, andaj kryeministri Kurti ka paraqitur kushte për takim të nivelit të lartë në dialog.
“Kushtet që i ka qitur zotëri Kurti në takimin e fundit flasin për atë se ai ka dështuar çdogjë në dialog dhe politikë të jashtme. Në vend që të kërkojë nënshkrimin e marrëveshjes kur ka qenë koha që të nënshkruhet marrëveshja në shkurt dhe mars të vitit 2023, ai po kërkon tash. Në vend që të kushtëzon dorëzimin e Radoiçiq një ditë pasi ka ndodhur akti i agresionit, po kushtëzon një vit prapa. Në vend që të shndërron letrën e Bërnabiqin në një pretekst sesi ta godet Serbinë në dialog, ai realisht po i ikë tavolinës…14:30Kur ka qenë për herë të fundit për vizitë në Kosovë zotëri Lajçak ia ka sjell Kurtin një plan të sekuencimit në tavolinë. Duket se ky plani i zbatimit është më i keq sesa ata kanë pasur më herët në tavolinë. Njëra prej arsyeje që ka dal këto tri kushte ka qenë për me i thënë jo këtij plani të sekuencimit”, shton ai.
Deputeti opozitar deklaron se draft-statuti i Asociacionit i hartuar nga Bashkimi Evropian e kërcënon rendin kushtetues të Kosovës dhe rrezikon ndarjen e brendshme të vendit.
Sipas tij, për këtë temë duhet të tentohet të shkohet përpara në koordinim me aleatët ndërkombëtar. Ai shton se themelimi i Asociacionit duhet të ndodh si kundërvlerë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
“(Draft-statuti i Asociacionit) Ai vërtet e kërcënon rendin kushtetues, sistemin politik, ndarjen e brendshme të Kosovës dhe krijimin e një etniteti serb brenda për brenda Kosovës….Është shtet brenda shtetit ajo çka pranuar zotëri Kurti me Asociacionin. Se si të shkohet përpara mendoj se Kosova duhet të ulet me partnerët tanë evropianë dhe amerikanë dhe të bisedojë me ta se nëse ata mendojnë se Asociacioni mund të ofrojë një mekanizëm të sigurisë për komunitetin serb në Kosovë, cili është mekanizmi i sigurisë që i ofrohet Kosovës në tërësi si shtet sovran dhe i pavarur. Asociacionin ne se kemi pranuar atë kohë të pranojmë, pasi kemi dashur njohje të ndërsjellët. Kjo ka qenë sa ka qenë në qeveri Hashim Thaci, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj. Ne kemi pa Asociacionin si një kundërvlerë të një marrëveshje për njohje të ndërsjellë. Nëse perëndimi insiston tash dhe thotë se nuk mund të bindim Serbinë, atëherë të jetë Asociacioni si kundër-vlerë për anëtarësim në NATO. Nëse ne anëtarësohemi në NATO dhe marrim një vulë euro-atlantike, kjo do t’i shërbente qëllimit madhor. Por përtej kësaj jo në formën si e ka pranuar Kurti. Ai duhet të dërgohet në gjykatë dhe të krasitet shumë, të largohen pjesët që e cenojnë rendin tonë kushtetues”, thekson Hoxhaj.
Në anën tjetër, Hoxhaj adreson kritika të ashpra ndaj kryediplomatës kosovare, Donika Gërvalla.
Sipas tij, diplomacia kosovare gjatë qeverisë Kurti ka zero rezultate, si në njohje të reja, ashtu edhe në anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
“Zero çdo gjë. Zero. Politika e jashtme e Kosovës është një zero e madhe. Zonja Gërvalla e ka emrin dhe mbiemrin zero. Asnjë njohje të vetme, asnjë hiç. Kur Palestina nën udhëheqjen e Hamasit po merr njohje prej Spanjës, Sllovenisë, Irlandës jashtë procesit të Oslos. Unë jam i sigurt se në këto katër vitet e fundit kanë mundur të merren më së paku 25-30, njohje pasi ka ndryshuar qeveritë në disa vende që kanë qenë pro ruse dhe të cilat tash janë properëndimore. Asnjë organizatë e vetme ndërkombëtare ku është pranuar Kosova. Dështimi në Këshillin e Evropës është dështimi më klasik që ka pasur politika e jashtme e Kosovës. Aplikimi për të marrë statusin e kandidatit një kërkesë në sirtarë që ka mbetur në Bruksel, të cilin nuk e përmend askush”, thotë Hoxhaj,
Krahas kësaj ai thotë se dështimi për anëtarësim në Këshill të Evropës e ka adresën te qeveria Kurti.
Ai thekson se krerëve institucional iu është bërë e ditur nga vendet kryesore anëtare të Këshillit të Evropës se kurdo që Kosova e dërgon draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, ata janë të gatshëm të mbledhin ministrat e jashtëm dhe të shqyrtojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Po ashtu, ai e sheh të domosdoshme edhe largimin e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shoqatat e pacientëve kërkojnë më shumë buxhet për programet parandaluese
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme