Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dënuar gjuhën e përdorur ndaj Policisë së Kosovës, nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Marko Gjuriq.
Hoxhaj ka thënë se gjuha e përdorur është raciste, shovinise dhe e papranueshme, ndërsa ka ripërsëritur se aksioni i së hënës nuk ka qenë i drejtuar kundër komunitetit serb të Kosovës, por kundër një zyrtari që ka hyrë në Kosovë në mënyrë ilegale.
“Gjuha e përdorur ndaj Policisë së Kosovës, nga ana e presidentit serb Vuçiq dhe e të arrestuarit Gjuriq, është raciste, shoviniste dhe e papranueshme. Ky aksion asesi nuk ka qenë i drejtuar kundër komunitetit serb të Kosovës. Aq më pak, kur Policia e Kosovës është institucion multi etnik, dhe shumë pjesëtarë të saj vijnë edhe nga komuniteti serb”, ka thënë Hoxhaj.
“Edhe njëherë ritheksoj, se kushdo nga zyrtarët serbë që mendon se mund t’i shkelë kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel, e ka gabim, dhe të njëjtit do të përgjigjen para ligjit”, shkroi Hoxhaj në reagimin e postuar në Facebook.
Hoxhaj deklaroi se Policia e Kosovës ka zbatuar kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
“Njësia speciale e Policisë së Kosovës në ndërhyrjen e saj për arrestimin e zyrtarit serb Marko Gjuriq, i cili hyri në Kosovë ilegalisht, të hënën, ka zbatuar kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet dhe marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel”, ka përfunduar Hoxhaj deklaratën e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë