Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka arritur në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e tretë të nivelit të lartë të Këshillit për Stabilizim - Asociim në Bruksel.

Në këtë takim do të marrin pjesë kryeministri Haradinaj, zëvendëskryeministri Hoxhaj, ministri Pacolli, si dhe nga ana e BE-së, Mogherini dhe Hahn.


Ndërkaq, do të diskutohet për raportet në mes të BE'së dhe Kosovës si dhe për zhvillimet e fundit në vend.

Pas takimit është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp.