LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Anëtarësimi i Kosovës në Frankofoni, një sukses i shkuar, por i paavancuar dhe i dështuar nga qeveria aktuale

Hoxhaj: Anëtarësimi i Kosovës në Frankofoni, një sukses i shkuar, por i paavancuar dhe i dështuar nga qeveria aktuale

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar në rrjetet sociale duke kujtuar një prej arritjeve të tij gjatë mandatit të parë si Ministër i Jashtëm, anëtarësimin e Kosovës si vëzhguese në Organizatën Botërore të Frankofonisë (OIF), në nëntor të vitit 2014.

Ai e vlerëson këtë si një sukses të rëndësishëm që erdhi pas një pune të madhe lobuese në Evropë, Afrikë dhe Azi, dhe një fitore kundër kundërshtimeve të Serbisë, Rusisë dhe disa vendeve të tjera.

Hoxhaj thekson se, në atë kohë, 21 vende që ende nuk e kishin njohur Kosovën mbështetën anëtarësimin e saj, duke përmendur se ky ishte një moment historik që shkaktoi edhe tërheqjen e presidentit serb Nikolić nga pjesëmarrja në samit.


Megjithatë, ai ka kritikuar qeverinë aktuale, duke thënë se Kosova ka humbur aftësinë për të avancuar statusin e saj në Frankofoni, pasi aplikimi për t’u bërë shtet me të drejta të plota nuk ka gjetur mbështetje në Samitin e Parisit.

“Ky lajm tregon mjerimin politik të brendshëm dhe dështimin konkret të jashtëm. Sot askush nga vendet partnere të Perëndimit apo shtetet që e kanë njohur Kosovën nuk e vlerësojnë më atë,” ka shkruar Hoxhaj, duke shtuar se kjo situatë tregon mungesën e vullnetit për bashkëpunim dhe izolimin global të Kosovës.

Ai gjithashtu ka përmendur rëndësinë e Frankofonisë si një platformë për ndërveprimin e Kosovës në fusha si ekonomia, arsimi, kultura dhe diplomacia.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori