LAJMI I FUNDIT:

Hoxha vizitë zyrtare në Gjermani

Hoxha vizitë zyrtare në Gjermani

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, me ftesën e homologut të saj, ka udhëtuar për në Gjermani ku do të zhvilloj vizitë zyrtare në Ministrinë e Drejtësisë.

Ministrja Hoxha do të pritet në takim nga ministri federal i Drejtësisë, Heiko Maas, dhe me këtë rast do të trajtohen çështja e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, bashkëpunim në fushën e legjislacionit, mbështetja e drejtësisë për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe realizimi i agjendës euro-integruese të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, ministrja pritet të takojë edhe personalitete tjera, deputetë të Bundestagut, anëtarë të Qeverisë federale dhe ekspertë ligjorë.