LAJMI I FUNDIT:

Hoxha vazhdon lobimin në Bruksel, kërkon mbështetje nga deputetët e Parlamentit Evropian

Hoxha vazhdon lobimin në Bruksel, kërkon mbështetje nga deputetët e Parlamentit Evropian

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar euro-deputetet Marie Christine Vergiat, Angelika Mlinar, Monica Macovei si dhe eurodeputetin Asim Ademov me ç’rast ka cekur të arriturat, sfidat dhe pritjet e Kosovës rreth liberalizimit të vizave.

Hoxha në këto takime kërkoi mbështetjen e deputetëve për procesin e liberalizimit të vizave.

“Në takime të ndara me euro deputetë, kam prezantuar angazhimin tonë dhe kam argumentuar se kemi përmbushur të gjitha 95 kushtet e parapara për liberalizimin e vizave. Po ashtu, kam theksuar se përkushtimi ynë për procesin integrues, nuk përfundon me lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, tha Hoxha.  lantike.


Në njoftimin për media thuhet se deputetet ofruan gjithë mbështetjen e tyre për proceset jetike të Kosovës brenda Parlamentit Evropian.

“Eurodeputetët kanë ndikim të veçantë edhe nëpërmjet grupeve parlamentare që ju takojnë”, thuhet në njoftim.

Ministrja Hoxha në takimin me Asim Ademov, eurodeputet bullgar, anëtar i Komisionit për të drejtat civile, liri, drejtësi dhe çështjet e brendshme (LIBE), ka vënë në dukje të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, duke qenë e sigurt për sinjalin pozitiv për liberalizimin e vizave.

Monica Macovei, eurodeputete nga Rumania, anëtare e delegacionit për Zbatimin e MSA-së në Shqipëri, Komisionit LIBE, CPDE shprehu gatishmërinë e saj për përkrahjen e Kosovës për lëvizjen e lirë por edhe procesin integrues.

LIBE është komision i rëndësishëm i Parlamentit Evropian dhe mbulon të drejtat civile, lirinë, drejtësinë dhe çështjet e brendshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori