LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Vazhdimësia në luftën kundër korrupsionit e domosdoshme për liberalizimin e vizave

Hoxha: Vazhdimësia në luftën kundër korrupsionit e domosdoshme për liberalizimin e vizave

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim, Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj dhe Reshat Millakun, Koordinatori nacional i ekipit për shënjestrimin e rasteve të Krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë, me të cilët diskutoi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për liberalizimin e vizave dhe procesin integrues.

Hoxha falënderoi institucionet për punën e bërë si dhe kërkoi koordinim më gjithëpërfshirës të gjitha institucioneve relevante për të fuqizuar luftën kundër korrupsioni dhe krimit të organizuar dhe për të arritur rezultate të kënaqshme dhe te vazhdueshme, sidomos me fokus në kriterin për liberalizimin e vizave.

Ministrja Hoxha, ka vlerësuar performancën e Prokurorisë në nivel vendi që i jep kontribut të madh liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës.


Isufaj theksoi se përkushtimi dhe rezultatet e punës së organeve të ndjekjes së krimit nuk mungojnë, ngase, sipas tij, tashmë, sasia dhe cilësia e punës së këtyre institucioneve janë të prekshme. Fuqizimi i sundimit të ligjit është prioritet, andaj, theksoi se Isufaj, organet e Prokurorisë së vendit mbështesin procesin integrues të vendit nëpërmjet angazhimit maksimal, duke kontribuar edhe në liberalizimin e vizave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori