LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Të zbatohen me prioritet reformat në kuadër të MSA-së

Hoxha: Të zbatohen me prioritet reformat në kuadër të MSA-së

Në mbledhjen e Qeverisë, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka paraqitur gjendjen e reformave kyçe të planifikuara që nuk kanë arritur të zbatohen në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA).

Ajo ka prezantuar gjendjen rreth zbatimit të Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së gjatë vitit të kaluar, bazuar në të gjeturat e raportit vjetor, të hartuar nga Ministria e Integrimit, në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse.

“Për vitin 2017 ky program ka paraparë zbatimin e 967 masave afatshkurta, prej të cilave 260, ose rreth 26 për qind e tyre, kanë qenë masa legjislative, ndërsa pjesa tjetër prej 707 masave, ose rreth 74 për qind e tyre, kanë qenë masa zbatuese”, ka theksuar Hoxha, duke shtuar se shkalla e përgjithshme e zbatimit të Programit është 62.05 për qind, pasi që 600 nga 967 masat e planifikuara janë zbatuar, ndërsa pjesa e mbetur prej 367 masave, ose 37.95 për qind, nuk kanë arritur të zbatohen, përcjell Telegrafi,


Sa u përket reformave legjislative, të gjeturat tregojnë se janë arritur një shkallë zbatimi prej 38.47 për qind, pasi që janë arritur të zbatohen 100 nga 260 masa afatshkurtra legjislative të planifikuara, ndërsa 160 prej tyre ose 61.53 për qind, nuk kanë arritur të zbatohen.

“Programi ka paraparë zbatimin e 707 masave zbatuese, ndërsa në këtë nivel është arritur një shkallë zbatimi prej 70.72 për qind, pasi që është arritur të zbatohen 500 nga 707 masat afatshkurtra të planifikuara, ndërsa 207 prej tyre, ose 29.28 për qind, nuk kanë arritur të zbatohen”, ka theksuar Hoxha.

Sipas të gjeturave të këtij raporti vjetor, reformat kyçe të planifikuara që nuk kanë arritur të zbatohen, duhet të jenë prioritet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori